Një hit absolut, Dafina kthen në “Youtube” një prej këngëve të saj të vjetra

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 10:56
Një hit absolut, Dafina kthen në “Youtube” një prej këngëve të saj të vjetra

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, ka hasur probleme vazhdimisht me menaxhimin online të projekteve të saj. Ndërrimi i bashkëpunëtorëve, mosmarrëveshjet i kanë kushtuar shpesh Dafinës me fshirje të këngëve duke bërë që nje pjesë e mirë e tyre të mos gjenden në platform online, përkundër dëshirës së fansave.

Një prej hiteve të saj të hershme duket se nuk do të mungojë më në “Youtube”. Kënga “Te ti” në bashkëpunim me Dj Sardin ështê ripostuar para pak ditësh në kanalin zyrtar të këngëtares dhe ka arritur për fare pak kohë 700.000 klikime. Të gjithë juve që mund t’ju jetë kujtuar kjo këngë e nuk e gjeni gjetur, e keni të plotë më poshtë.

(Kosova Sot Online)