Katy Perry fotografohet 2 javë pas lindjes në publik dhe të gjithë sytë te barku i saj

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 11:06
Katy Perry fotografohet 2 javë pas lindjes në publik dhe të gjithë sytë te barku i saj

Katy Perry në fund të muajit të shkuar solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë që e pagëzoi me emrin Daisy Dove. Artistja e famshme është fotografuar për herë të parë në publik që nga lindja, por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë.

Gjatë gjithë kohës ajo ka qëndruar me kokën poshtë, ndërkohë që mbante veshur një fustan të gjerë në ngjyrë jeshile. Përmes tij mund të dallohej lehtësisht barku ende i fryrë, të cilin ajo e tregoi vetë para disa ditësh përmes një postimi në rrjete sociale. Në fotografitë e kapura nga paparaci vihet re se Katy është treguar shumë e kujdesshme për t’u mbrojtur duke vendosur një maskë në fytyrë edhe pse është në një ambient të jashtëm.

Pavarësisht se kjo është dalja e saj e parë e dokumentuar që nga lindja e vajzës, Perry ka qenë aktive në Instagram duke ndarë me ndjekësit eksperiencën e re si nënë. Para disa ditësh ajo i la të gjithë pa fjalë, duke zbuluar trupin pas lindjes ndryshe nga të gjitha vajzat e njohura.

Ajo ishte e veshur vetëm me një palë të brendshme dhe nuk ngurroi të tregonte se pas ardhjes në jetë të fëmijës gjithçka ndryshon. Katy Perry dukej shumë e lodhur në fytyrë dhe me bark të fryrë, ndryshe nga të famshmet e tjera që shfaqen me trup perfekt dy ditë pas lindjes.

(Kosova Sot Online)