Ndarja pas 4 vitesh lidhje, si u fut ylli latin mes Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçaj

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 11:14
Ndarja pas 4 vitesh lidhje, si u fut ylli latin mes Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçaj

Një tjetër mashkull ka bërë që Luana Vjollca t’i jaë fund lidhjes së saj 4-vjeçare me Krenar Çoçajn, lajm i bërë i ditur vetëm ditë më parë. Mësohet se ‘i treti’ është ylli latin Jay Santos, me të cilin këngëtarja dhe moderatorja shqiptare solli edhe bashkëpunimin “Locos”.

Santos dhe Luana, u shoqëruan bashkë në Spanjë gjatë xhirimit të klipit, dhe kjo marrëdhënie dyshohet se ka sjellë shkëndija mes tyre, duke bërë që Krenari të ndihet xheloz dhe i lënë pas dore.

Dyshja filluan të kishin konflikte me njëri-tjetrin pikërisht pasi Santos, erdhi posaçërisht në Tiranë për të takuar Luanën. Siç duket, Krenarit, që është edhe personi që menaxhon karrierën e Luanës i ka ngecur ‘sharra në goxhdë’ me yllin ndërkombëtar.

Vetë Jay Santos ndau edhe momente nga xhirimet që u realizuan në Shqipëri, ku i bëri tag Luanës në rrjetet sociale. Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj kanë shkëputur çdo kontakt. Një javë më parë Dosja.al publikoi lajminpër ndarjen e tyre, teksa raportoi se kanë fshirë edhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Siç duket, xhelozia dhe shoqërimi i Luanës me Jay Santos kanë qenë të mjaftueshme për të thyer katër vite lidhje.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Una maës ! @luanavjollca ë‍ë

A post shared by @ jaysantosmusic on

(Kosova Sot Online)