Rihanna vë në shitje shtëpinë luksoze në Londër për 32 milionë funta

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 12:03
Rihanna vë në shitje shtëpinë luksoze në Londër për 32 milionë funta

Nëse jeni fans/e e Rihannas dhe keni të holla shumë, atëherë kjo rezidencë në Londër është shtëpia perfekte për ju.

Në treg prej 32 milionë funtash, prona me tetë dhoma gjumi – e cila thuhet se kushton 18 mijë funtash për një javë me qira – gjendet në lagjen më të kërkuar në Londër – St John’s Wood.

Shtëpia vjen e kompletuar dhe e dekoruar në çdo detaj, me një garazh të madh, një palestër, gjashtë banjo dhe dy kate të tjera për argëtim si dhe mobiliet me stil të përdorura nga Rihanna gjatë kohës së saj në kryeqytet.

Pasi që u kthye në ShBA, krijuesja e hitit “Umbrella” kaloi më shumë se një vit duke jetuar fshehurazi në Londër – deri kur u zbulua gjatë një interviste në 2019 se ajo bleu shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar.

Blerësi me fat i shtëpisë së saj të dikurshme do të ketë qasje të lehtë në dyqanet përgjatë rrugës ‘Finchley’, ‘St John’s Wood High’ dhe hapësirave të ‘Primrose Hill’ dhe ‘Regent’s Park’.

Me një kopsht luksoz, prona pesë katëshe përmban gjithashtu ngrohje nën dysheme dhe madje edhe një ashensor për mysafirët.

Rihanna – e cila po dilte me miliarderin saudit Hassan Jameel ndërsa jetonte në pronë, para fundit të marrëdhënies së tyre në janar të këtij viti – tha në një intervistë të mëparshme se pëlqente të jetonte në Londër me anonimitetin që sjell të qenit në një qytet të madh.

“Më pëlqen të shëtis nëpër bllok. Kur shkoj në këmbë, përpiqem të mbaj pak të fshehtë”, tha ajo për New York Times.

(Kosova Sot Online)