Festojnë përvjetorin e parë të martesës, Jonida Vokshi i bën dedikimin e ëmbël partnerit

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 15:51
Festojnë përvjetorin e parë të martesës, Jonida Vokshi i bën dedikimin e ëmbël partnerit

Padyshim që një ditë e veçantë për të gjithë çiftet është përvjetori i martesës!Më 14 shtator të vitit të kaluar, moderatorja Jonida Vokshi i dha fund beqarisë, duke u martuar me Besnik Krapin.

Katër muaj më pas, ata dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ditën e sotme, çifti feston përvjetorin e parë dhe Jonida ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të bukura gjysmës së saj më të mirë.

“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë, në një dasëm, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar! Pacim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”,- kanë qenë fjalët që moderatorja ka zgjedhur për këtë ditë të veçantë, të cilat i ka shkruar krah fotove të ceremonisë së dasmës.

Në muajin qershor të këtij viti, ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.

(Kosova Sot Online)