Ariana Fejzullahu zbulon pyetjen që i bën vajzës çdo mëngjes, ja si i përgjigjet ajo

  • G.G /
  • 15 September 2020 - 09:48
Ariana Fejzullahu zbulon pyetjen që i bën vajzës çdo mëngjes, ja si i përgjigjet ajo

Ariana Fejzullahu ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë me fëmijët e saj, pranë të cilëve kaloi dhe pushimet e verës që po lëmë pas.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto me vajzën e vogël, duke treguar se për çfarë e pyet atë më shpesh.
“I drejtohem vajzës sime çdo mëngjes: ‘Tani kush janë dy gjërat më të rëndësishme për ty?’ dhe ajo më thotë: Koka dhe zemra ime”.
Ajo çfarë bie tjetër në sy është kombinimi i Arianës me vogëlushen të dyja të veshura në ngjyrë të bardhë.
Ndjekësit i kanë komplimentuar menjëherë duke lënë një sërë komentesh për pamjen e tyre të ëmbël.
Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë prindër edhe të 3 fëmijëve të tjerë.

(Kosova Sot Online)