Pasi u kapën mat, Shpat Kasapi nuk i kursen më në publik komentet plot sheqer për partneren!

  • G.G /
  • 15 September 2020 - 10:18
Pasi u kapën mat, Shpat Kasapi nuk i kursen më në publik komentet plot sheqer për partneren!

Prej disa ditësh, në media po përflitet për lidhjen e re të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili prej kohësh nuk ishte bërë pjesë e thashethemeve rozë.

Ai u fotografua me një bukuroshe zeshkane në një nga baret e Shkupit, ku po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

Persona të afërt pranë dyshes treguan se ata prej një viti kanë nisur një romancë, të cilën duket se s’kanë ndërmend ta fshehin më nga sytë e botës.

“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”.

Madje, vëmendjen na e tërhoqi pikërisht komenti i Selvijes në foton e fundit të Shpatit në Instagram.

Ajo i ka komentuar partnerit emojin e një kurore, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe e dini si ia ktheu këngëtari?

“Ti je plot dashuri”- i ka shkruar ai bukuroshes, duke e shoqëruar komentin e tij me dy zemra të kuqe.

Dashuria është në ajër dhe ne mezi po presim ndonjë lajm fejese!

(Kosova Sot Online)