Ka surpriza, e surpriza! Noizy bashkon forcat me super artisten shqiptare dhe prisni të papriturën!

  • G.G /
  • 15 September 2020 - 12:50
Ka surpriza, e surpriza! Noizy bashkon forcat me super artisten shqiptare dhe prisni të papriturën!

Është e konfirmuar tashmë se Noizy dhe Dhurata Dora do publikojnë një këngë së bashku.

Këtë e ka pohuar vetë reperi mbrëmjen e djeshme kur ishte i ftuar në NIN, ku edhe foli për shumë të pathëna. 

Kujtojmë se ata janë përfolur shpesh për një bashkëpunim të mundshëm, por nuk kishin pranuar asgjë deri mbrëmjen e së hënës.

Madje një vit më parë një foto e tyre bëri xhiron e rrjetit.

Vlen të theksohet se të dy kanë qenë mjaft aktivë këtë verë.

Dhurata ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Të treja këngët kanë shkaktuar jo pak impakt te publiku, duke u kthyer në hite.

Noizy nga ana tjetër, e nisi sezonin me një super bashkëpunim me Mato Lale duke sjellë këngën “Adrenalina” dhe fill pas tij solli super bashkëpunimin me dy reperët e njohur Gzuz dhe Dutchavelli, të titulluar “All dem talk” që rezultoi një sukses i vërtetë.

Një muaj më parë Noizy ka publikuar “Digital Love”, që u pasua nga “Party turn up” dhe karakterizohet nga ngjyrat verore dhe duket se do i shtohet listës së hiteve.

E kur menduam se tërë këto ishin mjaftueshëm për verën 2020, më 22 gusht Noizy ka sjellë një bashkëpunim me S4MM.

Si një super surprizë, reperi i famshëm ka publikuar në fund të gushtit një duet me artistët ndërkombëtar Dappy dhe Ay Em, të titulluar “Expensive Touch”.

(Kosova Sot Online)