“Mesi më këputi, mezi çohem nga krevati”, Sara Hoxha shtatzënë na tregoi anën tjetër të medaljes që nuk e shohim në Instagram

  • G.G /
  • 16 shtator 2020 - 10:15
“Mesi më këputi, mezi çohem nga krevati”, Sara Hoxha shtatzënë na tregoi anën tjetër të medaljes që nuk e shohim në Instagram

Shumë shpejt, pritjes së ëmbël do t’i vijë fundi dhe Sara Hoxha e Ledri Vula do të bëhen prindër për herë të parë.

Sara do të sjellë në jetë një vogëlushe, e cila ende pa lindur ka ndryshuar botëkuptimin e prindërve të saj.

Në një intervistë së fundmi, Ledri tregoi me zemër të hapur si e ka ndryshuar e vogla pa ardhur ende në jetë, ndërsa zbuloi se së shpejti mund të ketë edhe një dasmë. 

Mirëpo, ajo çfarë shohim në Instagram është vetëm njëra anë e medaljes.

Me të drejtë duke parë fotot e Sarës, ndjekësit kanë menduar se shtatzënia e saj po shkon “vaj”, por në fakt nuk është ashtu.

Një ndjekëse shtatzënë e ka pyetur partneren e Ledrit nëse edhe ajo ka shqetësime si të gjithë femrat e tjera shtatzënë.

“A ta bëj i pyetje këshu shqetesime shtazanie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me te thon ishalla qofsh si ne foto”- shkruan ndjekësja, të cilës Sara i zbulon shqetësimet e saj.

“Kam si jo. Mesi me keputi fare (ndonjehere mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashke, vape sa te duash… por nuk i kap aparati fotografik keto edhe ska pse. Bejme foto per qef jo per hall. Te uroj shtatezani sa me te lehte.”- është përgjigjia e saj.

Epo, vuajtjet ia vlejnë kur në fund merr një mrekulli në krahët e tu!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

That pregnant pic where I don’t look pregnant at all.

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) on

(Kosova Sot Online)