E tradhtoi dhe jo vetëm një herë! Zbulohet arsyeja e ndarjes së Cardi B nga Offset

  • G.G /
  • 16 September 2020 - 10:17
E tradhtoi dhe jo vetëm një herë! Zbulohet arsyeja e ndarjes së Cardi B nga Offset

Cardi B i ka kërkuar divorcin bashkëshortit të saj reperit Offset pas tre vitesh martesë.

Autorja e hitit Bodak Yellow paraqiti dokumentet në Gjykatën Superiore, Qarku Fulton, Georgia të martën me emrat e tyre të vërtetë – Belcalis Almanzar dhe Kiari Cephus – raporton TMZ.

Cardi u martua me reperin në një ceremoni sekrete në vitin 2017 dhe ata kanë një vajzë 2-vjeçare që quhet Kulture, megjithatë romanca e tyre mori fund pasi u raportua se Offset e kishte tradhuar reperen më shumë se njëherë gjatë martesës.

Në dokumentin e saj të divorcit, Cardi B, 27 vjeç, deklaroi se ajo “po kërkon kujdestarinë kryesore fizike si dhe kujdestarinë ligjore” të fëmijës së çiftit, megjithatë burimet e fundit thonë se ajo e ka zbutur qasjen e saj dhe po kërkon një marrëveshje të përbashkët kujdestarie.

Dokumentet e gjykatës deklarojnë se nuk ka perspektivë për një pajtim mes çiftit dhe se marrëdhënia është prishur në mënyrë të pakthyeshme. Sidoqoftë, dokumentet shtojnë se Cardi shpreson që divorci të zgjidhet me marrëveshje mes palëve.

Cardi e akuzoi Offset për tradhti në vitin 2018, vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës së tyre. Pasi ajo deklaroi se ata “u rritën nga dashuria” dhe nuk ishin më së bashku, Offset iu lut publikisht për t’i dhënë një mundësi tjetër.

Reperi i lindur në Gjeorgji dyshohet se ishte përfshirë edhe në një skandal të një videoje seksuale me një grua tjetër në vitin 2017.

Cardi dhe Offset u pajtuan përsëri, duke u rikthyer së bashku në 2019, por duket se martesa e tyre nuk do të zgjasë më shumë!

(Kosova Sot Online)