Feston ditëlindjen sot/ Ermali shkruan fjalë zemre për të madhin Sabri Fejzullahun: Bab je krenaria e çdo shqiptari, jeta ime!

  • G.G /
  • 16 September 2020 - 11:47
Feston ditëlindjen sot/ Ermali shkruan fjalë zemre për të madhin Sabri Fejzullahun: Bab je krenaria e çdo shqiptari, jeta ime!

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 73-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij. Por një nga urimet më të përzemërta, Sabriu e ka pranuar nga djali i tij, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Ky i fundit i cili aktualisht ndodhet me pushime në Turqi, ka publikuar një fotografi të të atit në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një urim të veçantë babait në 73-vjetorin e lindjes.

“Urime ditëlindja i pazëvendësueshmi i Shqiptarisë. I bëfsh edhe 100 bashkë me buzëqeshjen tënde e zemrën e bardhë e të mirë që e ki . Je krenaria jonë, e sa më gjatë jeta jote aq më e bukur jeta ime. Të duam shumë unë, e padyshim edhe krejt shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Ermali në Instagram.

(Kosova Sot Online)