Pas lajmeve për një dashuri të re rebelohet Elif

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 16:28
Pas lajmeve për një dashuri të re rebelohet Elif

Aktorja e njohur turke, Tuba Büyüküstün, pak kohë më parë i dha fund lidhjes së saj me producentin Umut Evirgen, pas 3-vjetësh bashkë. Lajmi u përhap shpejt në muajt e karantinës nga mediat turke dhe më vonë, u konfirmua edhe nga vetë aktorja.

Por showbiz-i në Turqi ka nisur ta ketë sërish këto ditë në qendër të vëmendjes aktoren e njohur, pas spekulimeve se ajo mund të jetë në një lidhje të re dashurie me aktorin dhe drejtorin Cevdet Mercan. Büyüküstün reagoi ashpër pas këtij lajmi të publikuar nga mediat turke, edhe për shkak se Cevdet Mercan është mik i ngushtë me ish-bashkëshortin e saj, Onur Saylak.

Pas divorcit me Onur Saylak, aktorja u pa e shoqëruar me biznesmenin Umut Evirgen, me të cilin pati një lidhje 3-vjeçare.

Sipas mediave turke, Büyüküstün dhe Mercan janë parë duke shëtitur dorë për dore ndërsa dilnin nga një apartament në Bebek.

Por lajmi, në të vërtetë, e ka revoltuar shumë aktoren e bukur, aq sa ka reaguar ashpër edhe në profilin e saj.

“Kam të drejtë ta bëj këtë reagim pas mungesës së respektit tuaj. Duhet të jeni të çmendur. Të surprizoni aty ku sulmoni. Është shumë e thjeshtë të luash me njerëzit. Shikoni edhe një herë brenda vetes nëse ju ka mbetur ende ndërgjegje. Sepse nëse keni ndërgjegje, jeni njerëz.”

Ndërkohë, Umut Evirgen, biznesmeni që pati një lidhje 3-vjeçare me Tuba Büyüküstün, gjithashtu përflitet se është në një lidhje të re me aktoren Melisa ëenolsun.

Image

(Kosova Sot Online)