Enca i ka dy fjalë për Noizyn

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 18:43
Enca i ka dy fjalë për Noizyn

Vetëm pak ditë më parë Noizy preku temën e sherrit të dikurshëm me Encën, i cili i dha fund shoqërisë së tyre.

Gjatë intervistës së tij, Noizy e quajti këngëtaren “të lodhshme” dhe vazhdoi t’i qëndronte mendimit se Enca kishte qenë mosmirënjohëse ndaj tij.


“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për tu përgjigjur”,- ishin fjalët e Noizy-t.Mirëpo, duket se reagimi i parë i Encës ka ardhur dhe ishte pikërisht kjo foto në Instagram:

“Kam diçka për të rrëfyer por më duhet edhe pak kohë.”- shkruan Enca, e cila ngjalli kuriozitet të madh me këtë deklaratë.

Duke qenë se ky status vjen menjëherë pas intervistës së reperit, mendja na shkon në faktin që ky rrëfim duhet të lidhet me Noizy-n dhe me shumë gjasa do të jetë një thumb drejtuar atij.

Megjithatë, mbetet ende të presim për të parë ç’do të rrëfejë Enca shumë shpejt.

Image

(Kosova Sot Online)