Seldi kokë e këmbë i dashuruar, prezanton të dashurën dhe i këndon ‘live’ në emision

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 10:09
Seldi kokë e këmbë i dashuruar, prezanton të dashurën dhe i këndon ‘live’ në emision

Pak pasi konfirmoi lidhjen me të dashurën e tij modele, Seldi Qalliu vendosi ta prezantojë atë edhe publikisht për të gjithë ndjekësit. Këngëtari ishte i ftuar pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’ së bashku me vajzën që i ka marrë zemrën, e cila quhet Sindi Cela.

Ata kanë zbuluar se janë takuar në një ditë speciale, në atë të të dashuruarëve gjatë një koncerti në Milano, ku Sindi ka qenë prezente dhe i janë ndeshur sytë me Seldin. Këngëtari pohoi se për të ka qenë dashuri me shikim të parë, edhe pse nuk ngurroi të pohonte se Sindi nuk i dha shumë vëmendje.

Që prej atij momenti, dyshja ka nisur të njihet dhe Qalliu ka pohuar se projekti më i fundit muzikor ‘Nutella’ është një dedikim për të.

Pavarësisht lidhjes në distancë, Seldi dhe Sindin pohuan se e kanë gjetur gjithmonë mundësinë për të qenë bashkë pasi kjo e fundit jeton në Belgjikë, por karantinën e kaluan bashkë.

(Kosova Sot Online)