“Filloi të më marrë malli!” Tolgahan duket se po e vuan shumë largimin nga Almeda!

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 10:58
“Filloi të më marrë malli!” Tolgahan duket se po e vuan shumë largimin nga Almeda!

Distancat nuk janë aspak të lehta në çift dhe këtë po e vuajnë së fundmi Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, të cilët ndodhen larg njëri-tjetrit.

Nëpërmjet një Instastory, Almeda na tregoi pak javë më parë se do jenë larg për pak kohë dhe shkak janë bërë angazhimet profesionale të aktorit turk.

“Do më mungojë shpirti im!”,– ka shkruar Almeda aso kohe krah videos.

Vështirë duket se po e përjeton këtë moment edhe Tolgahan, i cili së fundmi ka postuar një foto të bashkëshortes së tij në Instagram, ku shkruan: “Filloi të më marrë malli përsëri“.

Postimi është rishpërndarë nga Almeda, e cila i shkruan: “Po, por unë të dua shumë.”

Thonë se distanca i bën lidhjet më të forta, por gjithsesi urojmë të bashkohen sa më parë.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke.

Dysha kurorëzoi me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan.

Të voglin e kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ai.

Disa javë më parë Almeda tha se dëshiron të bëhet nënë e një vajze dhe se kjo duket mos të jetë në planet e largëta.

(Kosova Sot Online)