Pas lajmeve për shtatzëni, Genta Ismajli poston video nga palestra

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 12:11
Pas lajmeve për shtatzëni, Genta Ismajli poston video nga palestra

Këngëtarja Genta Ismajli këto ditë është përfolur për një shtatzëni të mundshme.

Ajo muajt e fundit e kishte zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Artistja sjell vazhdimisht fotografi pranë të dashurit dhe duket shumë e lumtur, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet e dashurisë për njëri-tjetrin

Në disa fotografi që ditët e fundit qarkulluan në rrjete sociale, Genta ishte veshur me një fustan të zi dhe i dukej barku më i fryrë.

Megjithatë, ajo nuk është deklaruar rreth këtyre pretendimeve dhe së fundi publikoi video duke ushtruar bashkë me partnerin në palestër.

(Kosova Sot Online)