Bashkë me super urimin, Afërdita zbuloi edhe një sekret të sajin në ditëlindjen e Jehonës!

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 13:27
Bashkë me super urimin, Afërdita zbuloi edhe një sekret të sajin në ditëlindjen e Jehonës!

Në llogarinë e Afërdita Dreshajt në Instagram është e pamund të mos të të tërheqë vëmendjen edhe motra e saj bukuroshe, Jehona.

Vajzat të cilat kanë shumë pak diferencë moshe nga njëra-tjetra, duken si binjake. I vetmi ndryshim i tyre është ngjyra e flokëve, njëra bjonde e tjetra brune.

Sot Jehona feston ditëlindjen dhe në rrjete sociale s’ka munguar urimi i Afërditës, e cila e quan Jehonën gjysmën e saj më të mirë dhe partnere në gjithçka.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, të dua më shumë se ajrin”- shkruan Afërdita ndër të tjera krahas fotove.

Mirëpo, vëmendjen na e tërhoqi deklarata e këngëtares, e cila zbuloi edhe një “sekret” të lezetshëm për veten dhe bashkëshortin, Jakub Kindl.

Dyshja qenka njohur në ditën e lindjes së Jehonës, ndaj kjo ditë është po aq speciale edhe për ata të dy.

(Kosova Sot Online)