Victoria Beckham thyen rregullat e Instagramit, poston videon nudo, ku shfaq…

  • G.G /
  • 19 September 2020 - 10:21
Victoria Beckham thyen rregullat e Instagramit, poston videon nudo, ku shfaq…

Victoria Beckham ka habitur fansat, pasi postoi sot një video ku shfaqej nudo.

Disa prej ndjekësve komentuan duke e paralajmëruar se një postim i tillë, ku gjoksi i saj ishte në plan të parë, thyen rregullat e Instagram-it, i cili nuk lejon përmbajtje të tilla.

46-vjeçarja kishte veshur një bluzë të tejdukshme, për të zbuluar pak nga linja e saj e modës për vitin 2021.

Megjithatë, shumë ndjekës nuk ishin të kënaqur me atë që Victoria kishte postuar.

“Vërtet?…A është e përshatshme kjo?”, shkruante njëri nga ndjekësit.

Ndërsa një tjetër shtoi: “A lejohet kjo në Instagram?”

Sipas rregullave të Instagram-it, lakuriqësia mund të shfaqet vetëm tek pikturat ose tek skulpturat.

Fansat e saj u habitën të gjithë, madje disa filluan të bënin shaka, duke thënë: “Ku mund ta veshësh diçka të tillë?”

Victoria ka krijuar një karrierë të suksesshme si stiliste dhe ka refuzuar të kthehet si aktore tek “Spice Girls”.

(Kosova Sot Online)