Nëse dashuri me një shikim do të personifikohej nga një njeri, Tayna e tregon me këto foto se cili do të ishte

  • G.G /
  • 19 September 2020 - 16:00
Nëse dashuri me një shikim do të personifikohej nga një njeri, Tayna e tregon me këto foto se cili do të ishte

Këngëtarja e njohur kosovare, Tayna ka ndarë së fundmi disa foto ku shfaqet mjaft tërheqëse përpara pasqyrës.

E veshur me bikini, flokët e gjatë dhe ‘makeup-in’ e kuruar deri në detaje, Tayna ka shkruar krah postimit: “Nëse ‘dashuri me shikim të parë’ do të ishte një person”, duke zbuluar gjithashtu se ndodhet në Los Angeles.

Nuk dihet nëse reperja e ka lidhur këtë mbishkrim me dikë tjetër, apo gjithçka ka të bëjë me vetëbesimin që ajo mbart në vete. Gjatë ditëve të fundit Tayna ka qenë më  pak aktive në llogarinë e saj në ‘Instagram’ e duket se reperja është duke shijuar ende suksesin e projektit më të fundit muzikor që u kthye menjëherë në një hit ‘Qe qe’.

(Kosova Sot Online)