Jeta sjell sfida të papritura! Me foton me paterica, Enca rrëfen aksidentin e fundit që e përballoi si “kampione”

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 10:03
Jeta sjell sfida të papritura! Me foton me paterica, Enca rrëfen aksidentin e fundit që e përballoi si “kampione”

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia lajmëroi ndjekësit e saj në Instagram se kishte diçka për të rrëfyer, vetëm se i duhej edhe pak kohë.

Në fakt, të gjithë e morën si një thumb ndaj Noizy-t, i cili në intervistën e tij të fundit në “NIN” e quajti Encën të lodhshme” dhe vazhdoi t’i qëndronte mendimit se ajo kishte qenë mosmirënjohëse ndaj tij. 

Por, puna qenka ndryshe dhe nëse kishit vënë re një tërheqje të këngëtares nga rrjetet sociale, sot Enca na tregoi arsyen.

Asaj i ka ndodhur një aksident ku ka thyer këmbën, madje pas thyerjes ka kryer edhe një operacion.

Por si po e përballon Enca këtë? Më e fortë se kurrë!

Këngëtarja ka mbledhur të gjitha forcat, është rregulluar e kujdesur për veten si gjithmonë dhe ka ndarë në Instagram një foto të sajën me paterica.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona  1 thyerje kembe & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca  Grateful and blessed for my life , dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem ”- shkruan ajo, duke dhënë një shembull dhe një mesazh frymëzues për të gjithë.

I urojmë ta kalojë sa më lehtë dhe shërim sa më të shpejtë këngëtares!

(Kosova Sot Online)