Pa nisur festivali akoma, po thuhet se kjo këngëtare do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision?

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 10:09
Pa nisur festivali akoma, po thuhet se kjo këngëtare do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision?

Shqipëria do të marrë pjesë në Eurovision 2021 dhe artisti/artistja që do të na përfaqësojë do të zgjidhet në fund të vitit në festivalin e Këngës në RTSH.

Por ndërkohë që festivali nuk është mbajtur ende, dhe janë në proces përzgjedhjesh të këngëve e konkurrentëve, në disa portale po përflitet që tani për një fituese.

Bëhet fjalë për Genta Ismajlin e cila thuhet se do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021.

Prive shkruan se faqet shqiptare që përcjellin kompeticionin europian kanë filluar të lakojnë emrin e Genta Ismajlit si konkuruese këtë vit.

Vetë Genta ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe ka thënë se do të merrte pjesë në festivalin e dhjetorit nëse i propozohet një këngë e bukur.

“Të vetmin festival që do të garoja do të ishte “Eurovisioni”, më kanë ftuar vitin e kaluar por s’kam arritur të shkoj, ndoshta këtë vit shkoj në rast se do të më ofrohet një këngë e duhur”, ka thënë ajo më herët.

Edhe pse është herët të flasim për një fituese, shpallja e saj para festivalit është tashmë një “traditë” e njohur në vendin tonë, ku artistes ose artistit i propozohet fitorja para garës duke e bërë më pas zgjedhjen e një jurie thjesht fasadë.

Kështu ndodhi edhe vitin e kaluar kur u tha javë para se të mbahej festivali i Këngës, se fituesja do të ishte Elvana Gjata, por finalja i habiti të gjithë më pas kur kupa iu dorëzua Arilena Arës.

(Kosova Sot Online)