E bëri me vëlla nënë në këtë moshë, Almeda Abazi e tregon me emocion të madh: I thashë do rritet me djalin tim, do luajnë bashkë!

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 12:19
E bëri me vëlla nënë në këtë moshë, Almeda Abazi e tregon me emocion të madh: I thashë do rritet me djalin tim, do luajnë bashkë!

Ish-missi shqiptar Almeda Abazi është një personazh shumë i përfolur në mediat shqiptare, por edhe në ato turke për sukseset në karrierën e saj dhe shkak të martesës me aktorin e famshëm turk Tolgahan Sayisman.

Ditën e sotme në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në rubrikën “Special Edition by Arjola Shehu” Almeda ka treguar reagimin qe pati kur mori vesh që do të bëhej me vëlla.

Ajo rrëfen se është mjaft e lumtur që nëna e saj e bëri me vëlla pasi tani ai është një shok i mirë për Efehan, djalin e saj.

“Kur e mora vesh në fillim për mamin i thashë është rradha ime njëher. Por mirë që është bërë pasi ai dhe Efehan do të rriten bashkë dhe e duan shumë njëri tjetrin që tani. Luajnë shumë me njëri tjetrin dhe besoj do vazhdojnë të jenë gjithmonë bashkë”– thotë Almeda.

Vëllai i Almedës është vetëm 6 vjeç dhe nga postimet në Instagram kemi parë se është i përkëdheluri i familjes bashkë me Efehanin.

(Kosova Sot Online)