Përfundoi në spital pas arrestimit, Fjolla Morina në pritje të ëmbël?

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 13:18
Përfundoi në spital pas arrestimit, Fjolla Morina në pritje të ëmbël?

Një lajm i madh i ka befasuar të gjithë për këngëtaren Fjolla Morina, e cila thuhet se është shtatzënë dy muajshe.

Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e e cila u arrestua me armë në kufi me Kosovën, është në pritje të një fëmije.

34-vjeçarja përfundoi në spital në momentin kur u arrestua dhe u transferua në policinë e Kukësit, pasi nuk ndihej mirë. Por tashmë po thuhet se ajo është në pritje të ëmbël.

Nuk e dimë nëse Fjolla ka qenë në dijeni të këtij lajmi apo e ka mësuar në spital. 34-vjeçarja do të dalë nesër në Gjykatë ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ajo u arrestua para dy ditëve në pikën kufitare të Morinës, bashkë me dy të rinj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, të cilën u shprehën para grupit hetimor se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.

Vetë Morina ka deklaruar se arma ishte e saja dhe se kishte dhuratë nga një mik nga Gjermania, që nuk jeton më.

(Kosova Sot Online)