Jonida Vokshi publikon fotot, tregon për herë të parë fytyrën e vajzës

  • G.G /
  • 21 September 2020 - 16:59
Jonida Vokshi publikon fotot, tregon për herë të parë fytyrën e vajzës

Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi janë bërë prej kohësh prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emi. Ajo ka publikuar disa foto me vogëlushen e saj, por asnjëherë nuk na e ka prezantuar me fytyrë.

Dje moderatorja ka menduar që të na e shuajë kuriozitetin dhe ka publikuar disa foto me bebushen e ajo në krah, teksa ajo me një fytyrë ëngjëllore e ka hedhur vështrimin diku gjetkë.

“Sonte donim te ju prezantojme me Emin tone e cila ju perqafon shume. P.s. Besniku sigurisht komenton: E bukur si baba vet”, shkruan Jonida krahas fotove të ëmbla.

(Kosova Sot Online)