Elvana Gjata rikthehet më tërheqëse se asnjëherë

  • A.P /
  • 21 September 2020 - 23:40
Elvana Gjata rikthehet më tërheqëse se asnjëherë

Ndonëse është përpjekur ta shijojë rutinën e saj pa e ndarë në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka zgjedhur që së fundmi të ndajë disa foto me bikini ku shfaqet mjaft tërheqëse.

Duke u hedhur, e qeshur dhe me kapelen sportive në kokë, këngëtarja ka pozuar përballë diellit me pamjen mjaft natyrale. Këto foto kanë sjellë një sërë komplimentash nga ndjekësit dhe miqtë e Elvanës, të cilët kanë komentuar edhe format fizike mjaft tërheqëse të saj.

Gjatë kësaj vere, Gjata ka ndarë pak momente nga pushimet e saj, megjithatë pak kohë më parë fotot e saj ku shfaqej e veshur e gjitha me të bardha zbuluan dhe bashkëpunimin e fundit, i cili pritet të jetë me Dj e njohur, Mahmut Orhan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@jlconsultingalbania

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

(Kosova Sot Online)