Nora Istrefi ndan momentet më të vështira, këngëtarja tregon gjendjen shëndetësore të mamasë së saj

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 09:56
Nora Istrefi ndan momentet më të vështira, këngëtarja tregon gjendjen shëndetësore të mamasë së saj

Si rrallëherë, këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi ka zbuluar një moment delikat nga jeta e saj private pasi mamaja e saj ka qenë sëmurë dhe është shtruar në spital. Nora ka publikuar një foto të saj, duke falenderuar stafin mjekësor për kujdesin ndaj mamasë.

“Faleminderit për kujdesin maksimal ndaj shërimit të mamit”, ka shkruar Istrefi në postimin e fundit, duke mos shtuar asnjë detaj tjetër se çfarë ka ndodhur me të.

Me siguri Nora duhet të jetë shumë e lumtur që gjithçka ka kaluar me sukses dhe tashmë nëna e saj ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, këngëtarja solli projektin më të fundit muzikor në bashkëpunim me Butrint Imerin, i cili u prit mjaft mirë nga të gjithë.

(Kosova Sot Online)