Me syze dhe maskë, Fjolla Morina fotografohet në Gjykatë! Seanca shtyhet për në orën 13:00: Eko nuk mjafton që të vërtetohet shtatzënia

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 09:59
Me syze dhe maskë, Fjolla Morina fotografohet në Gjykatë! Seanca shtyhet për në orën 13:00: Eko nuk mjafton që të vërtetohet shtatzënia

Fjolla Morina ka mbërritur mëngjesit e sotëm pranë Gjykatës së Kukësit. Report Tv sjell pamjet ku këngëtarja shfaqet me maskë, si masë anti- COVID, syze dielli, flokët e kapura gërshet dhe me pranga në duar.  

Ajo akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”, pasi tentoi të kalonte kufirin me 2 pistoleta.

Megjithatë seanca është shtyrë për në orën 13:00 pasi prokurori ka kërkuar edhe praninë e mjekut gjinekog me argumentin se një eko nuk mjafton për të vërtetuar se këngëtarja është shtatzënë.

Organi i akuzës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” dhe një garaci pasurore prej 5 mln lekësh.

(Kosova Sot Online)