Nga puna si pastruese në një garë bukurie, Miss-i shqiptar rrëfen historinë prekëse

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 10:41
Nga puna si pastruese në një garë bukurie, Miss-i shqiptar rrëfen historinë prekëse

Në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar pjesëmarrësja në “Miss Universe”, Elsa Aliaj.

Bukuroshja ka lindur e është rritur në Itali dhe rrugëtimi i saj dhe i familjes përtej Adriatikut nuk ka qenë aspak i lehtë. Ajo shprehet se jo pak herë mungonte ushqimi dhe ishte detyra e saj si motra më e madhe ta siguronte atë për vëllezërit.

Elsa thotë se shkonte në shkollë dhe i kërkonte mikeshave ëmbëlsira, ato i fshihte dhe të nesërmen ia jepte vëllezërve që të ushqeheshin. Ndërsa shtoi mes lotësh se vazhdimisht i thoshte atyre se familja është në gjendje të mirë dhe se gjithçka është në rregull.

“Po mundohesha mos me e dallu që ishte krizë. Ndonjëherë mungonte ushqimi që vëllezërit merrnin tek shkolla. Unë shkoja për vete në shkollë dhe pyesja shoqen time më fal a keni ëmbëlsirë sepse më hahet, po sigurisht më thoshin. Unë i merrja dhe i fshihja dhe të nesërmen në mëngjes ia jepja vëllezërve të mi. I thoja që gjithçka është mirë, ne nuk kemi asgjë”, shprehet Missi mes lotësh.

 

(Kosova Sot Online)