E tradhëtoi? Ina sqaron skandalin e fotove të nxehta të Gerit me një vajzë tjetër

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 11:37
E tradhëtoi? Ina sqaron skandalin e fotove të nxehta të Gerit me një vajzë tjetër

Ish-konkurrentja e "Përputhen", Ina Kollçaku ishte e ftuar së fundmi në emisionin , ku gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyky sqaroi për here të parë skandalin e tradhëtisë së Gerit.

Ina u shpreh se vazhdon të jetë në një lidhje ‘jo shumë intensive’ me Gerin dhe tregoi si reagoi kur pa fotot e tij me një vajzë tjetër në pishina.

"Në fakt, kanë folur pak portalet për këtë pjesë. Unë thjesht ia dergova me ‘screenshot’ dhe më tha që nuk është e vërtetë. I thash: ‘ok, por  ka dal kjo gjë’. Dhe ai e përgënjeshtroi. Nuk është se e zgjata shumë si bisedë, sepse mendova që ai është mjaftueshëm komod që të më thotë gjithçka, ashtu sikurse edhe unë", u shpreh Ina.

Ester Bylyku: Si ke reaguar kur një djalë ka flirtuar me ty, ndërkohë që ti vazhdon të jesh me Gerin?  

Ina Kollçaku: Unë jam një person shumë flirtues, edhe flirtoj, nuk është se nuk flirtoj.

Ester Bylyku: Pra, po më thua edhe që ke flirtuar?

Ina Kollçaku: Po, edhe kam parë ndonjë… (qesh). Një gjë e bukur që të tërheq vëmendjen shikohet. As unë nuk do ndihesha keq nëse ai do shihte një femër shumë të bukur.

(Kosova Sot Online)