Afrim Muçiqi paralajmëron protestë me enë të kuzhinave

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 12:43
Afrim Muçiqi paralajmëron protestë me enë të kuzhinave

Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës i ka quajtur të panevojshme masat e Qeverisë së Kosovës kundër pandemisë COVID-19 dhe ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mosvotim të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, ka thënë se shumë biznese rrezikojnë të falimentojnë për shkak të mos votimit të këtij ligji.

“Ne qysh me kohë ju kemi dërgu manuale dhe të gjitha e kanë atë, po të ju kishin përmbajtë manualit tonë nuk do të ishte nevoja e mbylljes as totale as kjo që është sot. Shteti kur ta mbyll vendin duhet të ketë një plan. Në manual janë të gjitha, distanca në mes tavolinave, si do të shërbejë kamerieri.

Bizneset janë në prag të falimentimit. Qeveria ka premtuar që të stopohen kreditë në periudha gjashtë mujore por kemi informata nga terreni se bankat janë duke bërë presion dhe e kanë rritë kamatën.

Në do të kundërshtojmë shumë ashpër. Jemi kundër të gjithë deputetëve te gjitha partive është marre, turp, më intereson që Ligji për Rimëkëmbje me u votu sa më shpejt, i lus, përndryshe do të protestojmë, jemi në gjendje të kalojmë në protestë qytetare”, ka thënë Sogojeva.

Ndërsa këngëtari Afrim Muçiqi tha se do të marrin hapa radikalë siç i ka quajtur ai, në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre.

Muçiqi ka thënë se do të protestojnë me mjete të bujqve, instrumente të këngëtarëve si dhe enë të kuzhinave, mjete këto nga bizneset që kjo Odë përfaqëson.

“Nuk janë njerëz që ia dojn të mirën qytetarëve, është përdorë standard i dyfishtë me ne. E kanë shaktrru një ekonomi të tërë, nuk na ka mbetur zgjidhje tjetër përveç të marrim hapat radikalë. Me mjete të forta të bujqve, instrumente të këngëtarëve, enë të kuzhinave. Nuk jemi të çmendur të kërkojmë diçka që rrezikon shëndetin. Të gjitha qendrat neper qytete janë plot e punojnë, ndërsa sallat e dasmave që janë nga 700-800 metra”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)