“Më përzuri nga shtëpia dhe më kërkoi makinën”, pas humbjes së Kobe, Vanessa përballet me deklaratat e forta të nënës së saj

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 10:08
“Më përzuri nga shtëpia dhe më kërkoi makinën”, pas humbjes së Kobe, Vanessa përballet me deklaratat e forta të nënës së saj

Jetën e Vanessa Bryant e ka tronditur një tjetër ngjarje. Pas humbjes së të shoqit, Kobe Bryant dhe vajzës, Gianna, Vanessa është përballur me deklaratat e nënës së saj, Sofia Lane, se ajo e ka përzënë nga shtëpia dhe i ka kërkuar t’i kthejë makinën.

Ditën e djeshme, Sofia dha një intervistë për Dave Valdez në El Gordo y la Flaca ku u shpreh për të gjitha këto. Pas kësaj interviste, Vanessa ka publikuar një deklaratë për Univision ku shpjegon historinë e saj. “Bashkëshorti dhe vajza ime u ndanë nga jeta papritur dhe përsëri nëna ime pati kurajon të japë një intervistë duke folur negativisht për mua dhe duke qarë për një makinë dhe shtëpi që nuk ishin të sajat.

Ajo ka boshatisur apartamentin, bizhuteritë e mobileritë për ta bërë tê duket sikur nuk e ka suportin tim”, u shpreh ajo. Vanessa shtoi se ajo dhe bashkëshorti e kanë mbështetur nënën e saj për 20 vite, por fatkeqësisht pasi ajo ka humbur bashkëshortin dhe vajzën, Sofia nuk ka qenë aty për të as fizikisht dhe as shpirtërisht. Vanessa u shpreh se tashmë ajo po shikon se çfarë ka prioritet për nënën dhe kjo është shumë e dhimbshme për të, megjithatë marrëdhënia e tyre shumë shpejt mund mos të ekzistojë më.

Vanessa shpreson që gjithçka të mbetet me kaq dhe raporti i tyre mos të përflitet më. Kujtojmë se në janar ajo u përball me humbjen e bashkëshortit Kobe Bryant dhe vajzës Gianna, pas një aksidenti tragjik me helikopter në Calabasas.

(Kosova Sot Online)