“Nëse diçka s’ka rëndësi për 5 vjet…” Sara Hoxha sapo na dha një këshillë të vlefshme

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 10:50
“Nëse diçka s’ka rëndësi për 5 vjet…” Sara Hoxha sapo na dha një këshillë të vlefshme

Për të gjithë ju që nuk e dini, ekziston një rregull, i cili quhet 5 me 5 (5 by 5 rule), që do të thotë: “nëse diçka s’ka rëndësi për 5 vjet, mos kaloni as edhe 5 minuta duke u shqetësuar për të”.

Së fundmi, këtë rregull e ka kujtuar edhe Sara Hoxha, e cila ka postuar një foto në Instastory dhe i ka pyetur ndjekësit nëse janë dakord apo jo me të.

Sipas këtij rregulli, gjërat që nuk shkojnë siç duhet për një periudhë të gjatë kohore, siç është ajo prej 5 vitesh, nuk do të funksionojnë më, prandaj është më mirë që të mos humbisni as edhe 5 minuta të tjera duke u marrë me to.

Nuk e dimë për çfarë e ka Sara në këtë rast, por besojmë se kjo është një këshillë e vlefshme për të gjithë.

(Kosova Sot Online)