Gashi në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

  • A.P /
  • 27 September 2020 - 09:13
Gashi në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Këngëtari me prejardhje kosovare i cili karrierën muzikore po e zhvillon në ShBA, Gashi e ka bërë të ditur lajmin se do të jetë i ftuar për të performuar në shoun e njohur, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Këtë lajm Gashi e konfirmoi përmes një postimi në Instagramin e tij, me ç’rast i informoi fansat se kjo do të jetë paraqitja e tij e dytë në një prej emisioneve më të shikuara në Amerikë, dhe se kësaj radhe skenën do ta ndajë me legjendën e muzikës dhe idhullin e tij, Sting.

“Do të performoj në emisionin e Jimmy Fallonit për të dytën herë në karrierën time, por kësaj radhe me vete po e sjellë legjendën e muzikës, Sting”, kishte shkruar Gashi në mesazhin e tij.

(Kosova Sot Online)