Hollywood po sjell një film kushtuar pandemisë

  • G.G /
  • 24 September 2020 - 11:10
Hollywood po sjell një film kushtuar pandemisë

“Lockdown” quhet filmi që po planifikohet nga Hollywood.

Ky film do të ketë në fabul, kryefjalën e këtij viti që po lëmë pas, Koronavirusin.

Anne Hathsway do të jetë aktorja kryesore, ndërsa në njërin nga rolet e tjera  pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.

Sipas Harper’s Bazaar, bëhet fjalë për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.

Në fund të shtatorit, pritet të fillojnë xhirimet e filmit, në Londër.

Ndërkohë që data e publikimit nuk dihet ende, lajmi për fabulën e këtij filmi ka shkaktuar jo pak reagime në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)