“Po të bëj të qash! E urrej ta pranoj!” Zayn rrëfen gjithë marrëdhënien e tij me Gigin në këngën e re dhe na la pa fjalë!

  • G.G /
  • 25 September 2020 - 10:09
“Po të bëj të qash! E urrej ta pranoj!” Zayn rrëfen gjithë marrëdhënien e tij me Gigin në këngën e re dhe na la pa fjalë!

Zayn Malik u bë baba fundjavën e kaluar dhe u rikthye në muzikë mbrëmjen e djeshme. Ish pjesëtari  i One Direction lançoi në mesnatë këngën e tij “Better”.

Mirëpo, kudo në mediat ndërkombëtare shkruhet se teksti i kësaj kënge rrëfen të gjithë historinë e tij me Gigi Hadid, nga ndarjet tek ndjenjat e tij.

Dy yjet me famë botërore ishin në një lidhje për më shumë se katër vjet, por u ndanë në janar të 2019, për tu rikthyer së bashku në fund të vitit.

Fjalët si:

Vetëm një herë dëgjo atë që po provoj të them / Dije që mund të mos ndihesh në të njëjtën mënyrë / Por unë të dua / Të them, të dua”,

janë në sinkron me atë që është raportuar dhe thënë publikisht nga Malik për ndjenjat e pandryshueshme për nënën e vajzës së tij.

Në maj të vitit 2020, “Us Weekly” shkruante se Zayn gjithmonë e ka dashur super modelen, ndonëse nuk kanë qenë bashkë.

28-vjeçari ka mbajtur një profil relativisht të ulët në mediat sociale gjatë vitit të fundit.

“Better” shënon vështrimin më intim që ai ka dhënë në lidhje me pikëpamjet e tij për dashurinë dhe në dukje marrëdhënien dhe udhëtimin e tyre si çift.

Ndonjëherë është më mirë në këtë mënyrë/ Duhet ta lësh të shkojë në mënyrë që zemra jote të mos thyhet/ Sepse te dua/ Po, zemër, të dua/ Vetëm një herë dëgjoj atë që unë po përpiqem të them/ E di që ti mund të mos ndihesh në të njëjtën mënyrë/ Por unë të dua/ Unë po të them, të dua

Autori i hitit “Pillow talk” shkroi në Twitter në mars të 2019 ‘Të dua’ drejtuar 25-vjeçares, por kjo e fundit nuk u përgjigj publikisht por vazhdoi të takohej me Tyler Cameron më vonë atë verë.

Mediat raportuan në atë kohë se Gigi dhe Zayn flisnin ende, por këngëtari  ka çështje madhore dhe ajo e di që ato nuk janë në të njëjtat drejtime.

Unë rashë, po bie, jam për ty/Unë nuk mund të të lejoj të biesh edhe ti gjithashtu/
Ende në mendjen time ndonjëherë, më duhet ta pranoj, si një krim në gjyq, unë u shfajësova/ Unë dhe ti nuk bëjmë për njëri-tjetrin/ E urreja ta pranoja

Po ashtu, shkruhej se Gigi kishte bërë të pamundurën për të qenë me Zayn, por rrethanat i çuan drejt ndarjes.

Ndërkohë, në tekstin e “Better” thuhet:

Pse? Pse të presim për të luftuar?/ Le ta provojmë/Ose do të them lamtumirë nëse është e drejtë/A mund t’i ruajmë lotët në sytë e tu?/Po të bëj të qash/Pse të presim të urrehemi, a mund ta ruajmë dashurinë?

Ata u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit përsëri në janar të 2020, kur u fotografuan së bashku në ditëlindjen e Zayn.

Në përgjithësi e kanë mbajtur private lidhjen e tyre pas ribashkimit, dhe kanë ndarë në rrjetet sociale një selfie të rrallë duke u puthur më 31 korrik, pasi në media u përfol se kishin sërish probleme, ndonëse ishin në pritje të fëmijës së parë.

(Kosova Sot Online)