Të “ndarë” në Instagram, por bashkë diku tjetër! Ky detaj i nxorri zbuluar Loredanën dhe Mozzik!

  • G.G /
  • 25 September 2020 - 11:17
Të “ndarë” në Instagram, por bashkë diku tjetër! Ky detaj i nxorri zbuluar Loredanën dhe Mozzik!

Vitin që lamë pas, Mozzik dhe Loredana i dhanë fund marrëdhënies së tyre, e cila ka qenë ndër më të komentuarat në showbiz-in shqiptar.

Për arsye që nuk u morën vesh kurrë, dyshja që kanë edhe një fëmijë së bashku morën drejtime të ndryshme në jetët e tyre, ndërsa Hana qëndroi me të ëmën.

Pavarësisht mospërputhjeve mes tyre, Mozzik dhe Loredana kanë ruajtur marrëdhëniet për shkak të së bijës, ndërsa reperi ka sqaruar njëherë e mirë fansat se me Lorin “s’bëhet më kurrë”.

Madje, ata nuk ndiqen më prej kohësh në Instagram, por me siguri ky detaj ju kishte shpëtuar të gjithëve!

Loredana dhe Mozzik e ndjekin njëri-tjetrin në TikTok dhe ky nuk është një follow “i vjetër”.

Kjo pasi reperi është bashkuar në këtë rrjet social në muajin prill, kohë pasi ishte ndarë nga Loredana. Pra ata kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin gjatë kohës që “nuk bëheshin më”.

Të vetmit persona që Mozzik ndjek në TikTok janë Loredana dhe vëllai i tij Getinjo.

Epo, këtu ka diçka ose ne duam të besojmë kështu! Kurrë mos thuaj kurrë!

(Kosova Sot Online)