Jennifer Lopez dhe Kida, publikojnë dy këngë me një klip

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 21:34
Jennifer Lopez dhe Kida, publikojnë  dy këngë me një klip

Këngëtarja e njohur amerikano-latine, Jennifer Lopez  sonte ka lansuar këngën e saj më të re “Pa ti” dhe “Lonely”. E veçanta e kësaj kënge është se brenda videoklipit të këngës së JLo janë dy këngë, ashtu siç kishte bërë Kida me Mozzik në hitin e kësaj vere “PP” (Paranoja dhe Pishmon)

Kënga PP e Kidës dhe Mozzik pa dyshim është hiti i kësaj vere që e lamë e cila ka numrin më të madh të klikimeve, më shumë se 37 milionë klikime vetëm në youtube.

E veçanta e klipit të Kidës dhe Mozzik ishte se brenda një klipi kishte dy këngë, këngën “Paranoja” dhe këngën “Pishmon”.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Jennifer Lopez që mbrëmë lansoi dy këngë në youtube por brenda një videoklipi.

Image

Këngët quhen “Pa Ti” dhe “Lonely” dhe brenda 20 orëve kënga ka më shumë se 2 milionë klikime dhe të dyja këngët janë në bashkëpunim me Maluma, ashtu sikurse Kida që i kishte me Mozzik.

Nuk dihet se menaxhmenti i këngëtarës a është frymëzuar nga Kida për ta bërë të njëjtën gjë apo dy këngë brenda një klipi në Amerikë ka kohë që ekzistojnë.


(Kosova Sot Online)