Ariana Fejzullahu ndan portretin më të bukur familjar së bashku me Ermalin dhe fëmijët

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 08:50
Ariana Fejzullahu ndan portretin më të bukur familjar së bashku me Ermalin dhe fëmijët

Ditën e djeshme më e vogla e familjes Fejzullahu, Ana ka mbushur 1 vjeç. Ermali ka qenë ai që e ka uruar në orët e para të mëngjesit, ndërsa Ariana ka ndarë pak më parë disa foto nga festa e ëmbël e familjes gjatë ditës së sotme.

“Kush ma shton dashurine ,kush mi jep jetes kuptim…..Kush ma ngrohe shpirtin qe ne mengjes ,kush pos diellit tim qe me ngrohe qe sot u bere 1 vjeqe.Urime shpirti i mamit Ana , edhe 100 me ne , dhe motra e vëlla.”, ka shkruar Fejzullahu në postimin ku familja shfaqet rreth tortës dhe tullumbaceve në ngjyrë rozë.

Me siguri dita e sotme duhet të ketë qenë e mbushur plot me momente të bukura dhe shumë dashuri për Arianën dhe Ermalin që tashmë festojnë mes fëmijëve të tyre që rriten nga dita në ditë edhe më shumë.

(Kosova Sot Online)