Pa kaluar as 24 orë nga publikimi i këngës së re, Ylli Limani akuzohet për kopjim

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 08:59
Pa kaluar as 24 orë nga publikimi i këngës së re, Ylli Limani akuzohet për kopjim

Me rastin e ditëlindjes së tij, Ylli Limani vendosi që të surprizonte fansat me një këngë të re. “Buzët e kuqe” quhet projekti muzikor i këngëtarit, që është pëlqyer shumë nga fansat, por në të njëjtën kohë është shoqëruar edhe me kritika.

Pas publikimit të këngës Ylli është akuzuar për kopjim dhe sipas disa komentuesve këngëtari shqiptar është frymëzuar nga The Weeknd. Në bazë të këtyre personave, Ylli ka kopjuar këngën “Blinding Lights” të artistit me famë ndërkombëtare, të cilën ai e ka publikuar 9 muaj më parë.

“Duket siikur dëgjon The Weeknd me këngën ‘Blinding Lights’, por në versionin shqiptar”, ka shkruar dikush në “Youtube”.

“Ylli Limai – Blinding Lights ft Weeknd”, ka komentuar dikush tjetër.

Ka pasur nga ata që janë shprehur akoma dhe më të revoltuar me bindjen se Ylli ka kopjuar.

“Nuk di çfarë të pres prej ju artistëve shqiptar kur nuk jeni në gjendje as një këngë ta krijoni vetë pa kopjuar dhe vjedhur. Këtë këngë si ta dëgjosh një herë e di që është e njëjtë me këngën e The Weeknd. Ncnc turp të gjithë ju që e quani vetën artistë”, ka komentuar dikush në porfilin e Yllit në Instagram.

Deri më tani këngëtari nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave, por deri sa ai të flasë po ju lëmë dhe ju të dëgjoni dy këngët e të vendosni nëse ka apo jo ngjashmëri mes tyre.

(Kosova Sot Online)