Urimi i ëmbël i Dua Lipës për kunatën u shoqërua me një super kërkesë të veçantë!

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 09:02
Urimi i ëmbël i Dua Lipës për kunatën u shoqërua me një super kërkesë të veçantë!

Të gjithë ishim në pritje të një urimi nga kunata Dua Lipa për Gigi Hadid dhe Zayn Malik, të cilët u bënë prindër të një vajze pak ditë më parë dhe me sa duket dëshira u plotësua.

Këngëtarja shqiptare e cila është e lidhur me vëllain e Gigi-t Anwar Hadid, e ka pritur me mjaft emocion ardhjen në jetë të vogëlushes, ndërsa ka lënë edhe një koment në postimin e modeles me shumë emoji me zemra.

Ky koment është pritur me mjaft pozitivitet nga fansat e këngëtares, ndërsa është shoqëruar edhe me një kërkesë të veçantë.

“Dua e ke ti radhën”, i shkruajnë fansat duke i uruar këngëtares të bëhet me një bebush së shpejti.

Modelja e njohur e dha personalisht lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së saj të vogël, për të cilën tha se është shumë e emocionuar.

“Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri”, shkruante Gigi në Instagram.

Duke qenë se emrin ende nuk e kanë bërë publik, disa nga ndjekësit e supermodeles në Instagram thonë se ata mund ta kenë quajtur të voglën me emrin “Malikinha”, ndërsa të tjerët thonë “Maria”, dhe një grup tjetër shkruajnë për një bashkim emrash që jep “Zagi” ose “Zayan”.

(Kosova Sot Online)