Ka vite që s’është më 16! E gjeni dot sa vjeç mbush sot Greta Koçi?

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 11:26
Ka vite që s’është më 16! E gjeni dot sa vjeç mbush sot Greta Koçi?

Greta Koçi e ka nisur karrierën e saj muzikore që e vogël. Të gjithë e njohin batutën “Greta Koçi ka 16 vjet që thotë jam 16 vjeç”.

Por në fakt, Greta ka vite që nuk është më e vogël. Këngëtarja feston sot ditëlindjen dhe ne ju sfidojmë të gjeni moshën e saj të vërtetë!

Ok, po jua themi vetë më mirë.

Greta ka lindur më 26 shtator të vitit 1991 dhe sot mbush 29 vjeç!

Ka qenë ajo vetë që ka njoftuar e para ndjekësit për ditëlindjen, ndërsa nuk vonoi edhe urimi i bukur i motrës së saj, Enit, në Instagram.

“S’ka rëndësi sa rritemi në moshë motër, gjithmonë do të jem aty për të të përqafuar. Shpresoj që ky vit të sjellë lumturi dhe sukses në rrugën tënde.”- shkruan Eni për Gretën.

(Kosova Sot Online)