Zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte, reagon ashpër këngëtarja: “Po shkatërroni familje”

  • G.g /
  • 26 September 2020 - 15:13
Zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte, reagon ashpër këngëtarja: “Po shkatërroni familje”

Fjolla Morina ka qenë kryefjala e mediave gjatë gjithë kësaj jave pas arrestimit të saj nga policia shqiptare në kufirin e Morinës.

Pas një kontrolli në makinë, Fjollës iu gjetën 2 pistoleta, njëra prej të cilave ishte çakmak.

Këngëtarja shoqërohej nga dy persona, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Teksa Fjolla u la në arrest shtëpie në Kukës, dy djemtë 29-vjeçarë janë lënë në arrest me burg.

Sot, mediat po vlojnë nga lajmi se në fakt Fjolla dhe Fisnik Syla kishin nisur prej pak kohësh një romancë.

Madje, bëhet e ditur se biznesmeni është pikërisht personi që i ka dhuruar këngëtares makinën Audi Q7.

Kujtojmë se Fisnik Syla është djali i biznesmenit të njohur shqiptar nga Kosova Agim Syla. Ata kanë në Belgjikë një rrjet prej 5 hotelesh, në zonën e Sint-Niklaas, ndërsa vet Fisniku është president i ekipit të futbollit FC Gerda Waasland.

Pas këtyre lajmeve, Fjolla e cila po qëndron në një shtëpi në Kukës bashkë me vajzat e saj, ka reaguar nëpërmjet një statusi në InstaStory, duke mohuar lidhjen intime me këtë person.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik, çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në njëfarë pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra që dhe unë s’i dija! Por të shkruani me emër e mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua, kjo është keqdashje e pastër! Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë “show”. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup, ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë!”- përfundon Fjolla.

(Kosova Sot Online)