Dafina Zeqiri e ka që tani një ide si do të duket kur të plaket dhe ne thjesht e dashuruam!

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 15:19
Dafina Zeqiri e ka që tani një ide si do të duket kur të plaket dhe ne thjesht e dashuruam!

Pranojeni ose jo, Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më cool të showbiz-it shqiptar, e cila s’na është “mërzitur” kurrë dhe gjithmonë na ka kënaqur sytë me pamjen e saj.

Këngëtares i pëlqen të luajë shumë me look-un dhe ka provuar ngjyra e modele nga më të ndryshmet për flokët e saj.

Jo vetëm kaq, por Duffy ka edhe një stil shumë të veçantë në të veshur dhe akoma më shumë ia shtojnë veçantinë edhe tatuazhet që ka (të shumtë në numër).

Për momentin na pëlqen shumë, por jemi të bindur se njësoj do të na pëlqente edhe kur vitet të kalojnë!

Këngëtarja e ka një ide sesi do të duket kur të plaket dhe foton s’ka ngurruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Në postim shfaqet një gjyshe super cool e mbushur plot me tatuazhe dhe Dafina e dashuron këtë foto.

Në fakt, e dashurojmë edhe ne! Në një botë ku trendet “të marrin me vete” dhe të bëjnë të humbasësh identitetin, duhet të ruash gjithmonë stilin tënd unik dhe ta tregosh edhe nëpërmjet pamjes kush je në shpirt!

(Kosova Sot Online)