Me video joshëse, Rihanna paralajmëron sfilatë për linjën e re të “Savage X Fenty”

  • E.K /
  • 26 shtator 2020 - 16:56
Me video joshëse, Rihanna paralajmëron sfilatë për linjën e re të “Savage X Fenty”

Rihanna po sjell sfilatë dhe në të marrin pjesë edhe emra të njohura.

Rihanna duket e emocionuar për sfilatën e ardhshme të “Savage X Fenty” me Demi Moore, Bella Hadid dhe Lizzon, shkruan DailyMail.

Rihanna për përgatitet për sfilatën e “Savage X Fenty”, të periudhës së COVID-19.

32-vjeçarja ndau një video të re, e veshur me të brendshme, ndërsa njofton se ngjarja do të ndodhë më 2 tetor në “Amazon Prime”.

Në të do të marrin pjesë edhe Demi Moore, Bella Hadid, Lizzo dhe natyrisht vet këngëtarja. “Kush është gati? Sfilata e Savage X Fenty”, ka shkruar Rihanna në mbishkrimin që ia ka lënë videos.

Videoja fillon duke fokusuar këmbët e Rihannës me një palë geta rrjetë dhe pastaj artistja teksa po ecte kthehet nga kamera.

Ajo mbante një mantel të gjatë të zi, me mbishkrimin “Rihanna”, ndërsa flokët i kishte lëshuar.

Pjesa tjetër videos në Instagram ka pamje të shpejta të sfilatës së ardhshme, ku shihen modelet në prapaskenë të veshura me të brendshme të ndryshme.

Lizzo bën një paraqitje të shkurtër me doreza blu, ndërsa pjesë e saj do të jenë edhe Cara Delevigne, Willow Smith dhe Christian Combs.

Irina Shayk, Big Sean, Paris Hilton, Normani, Rico Nasty, Chika, Erika Jayne, Laura Harrier, Paloma Elsesser, Shea Coulee, Miss 5th Ave dhe Jaida Essence Hall gjithashtu do të paraqiten në të brendshme. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Who ready?!!? #SAVAGEXFENTYSHOW VOL. ë10.02.20 #SAVAGENOTSORRY @savagexfenty @amazonprimevideo @amazonfashion

A post shared by badgalriri (@badgalriri) on

(Kosova Sot Online)