Demi Lovato braktisë të fejuarin: Nuk po i plotësonte kërkesat e mia të mesnatës

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 09:31
Demi Lovato braktisë të fejuarin: Nuk po i plotësonte kërkesat e mia të mesnatës

Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato i ka dhënë fund fejesës me Max Ehrich.

Lovato i është kthyer jetës si beqare pas vetëm dy muajsh fejesë.

Lajmin për ndarjen e tyre e ka konfirmuar një burim i afërt me dyshen.

Fejesën e konfirmuan në muajin korrik kur të dy postuan fotografi nëpër rrjetet sociale, ndërsa lidhjen e kanë filluar sivjet.

Këngëtarja është larguar nga syri i publikut prejse nisi rehabilitimi nga mbidoza në korrikun e vitit 2018.

Lovato, që ka folur për problemet me çrregullimin e ushqimit, drogën dhe alkoolin, festoi gjashtëvjetorin e të qenit esëll në marsin e vitit 2018.

Image


(Kosova Sot Online)