Ky stil i Leonora Jakupit 23 vite më parë, do ju bindë se moda kthehet gjithmonë

  • G.G /
  • 28 September 2020 - 10:10
Ky stil i Leonora Jakupit 23 vite më parë, do ju bindë se moda kthehet gjithmonë

Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi është kthyer 23 vite pas në kohë në postimin e fundit në llogarinë e saj.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto gjatë momentit kur ka realizuar fotot për albumin e saj të parë. “1997 nostalgji, foto për albumin e parë”, ka shkruar Jakupi krah postimit në ‘Instastory’.

Përveç buzëqeshjes së njejtë dhe freskisë së këngëtares, nga e cila nuk ka ndryshuar asgjë, ajo çfarë bie tjetër në sy është veshja e Leonorës, e cila në ditët e sotme është një ndër trendet më të pëlqyera, me xhinset e gjëra, kanatjere pas trupit dhe bluzë sportive.

Me siguri ky momenti duhet t’i ketë ngjallur shumë kujtimë Leonorës, e cila edhe sot vazhdon të mbetet ndër figurat dhe zërat më të dashur të estradës shqiptare.

Kujtojmë se Leonora Jakupi është komentuar shpesh here për shijet e saj të veçanta dhe veshjet tejet modern dhe ‘in’ me kohën.

(Kosova Sot Online)