Granit Xhaka feston ditëlindjen merr urimin më romantik nga bashkëshortja

  • G.G /
  • 28 September 2020 - 10:46
Granit Xhaka feston ditëlindjen merr urimin më romantik nga bashkëshortja

Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka, feston sot ditën e lindjes. Pak minuta më parë, bashkëshortja e tij Leonita ka zgjedhur ta urojë publikisht me disa foto mjaft speciale.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime. Jam kaq e lumtur të të kem në jetën time. Përsa kohë të kam pranë vetes, e di që çdo gjë është e mundur. Të dua”, shkruan Leonita krahas fotove.

Ajo dhe Graniti nuk e fshehin kurrë dashurinë e tyre dhe i bëjnë shpesh njëri-tjetrit dedikime nga më romantike.

Kujtojmë se futbollisti dhe partnerja e tij janë prindër të një vajze të quajtur Ayana.

(Kosova Sot Online)