Sinan Hoxha dhe Andra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 19:18
Sinan Hoxha dhe Andra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë

Çifti i njohur, Sinan Hoxha dhe Andra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë.

Andrra është në pritje të ëmbël. Madje është zbuluar edhe gjinia e bebit, i cili do të jetë djalë. Andrra dhe Sinani janë prindër të një djali të quajtur Ansi, i cili duket se do të bëhet me vëlla të vogël. Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga çifti i njohur ndaj na mbetet të presim për të parë nëse familjes do i shtohet një anëtar i ri.

Kujtojmë se Sinani dhe Andra kanë ndarë momente të ndryshme me djalin e tyre, duke shijuar verën që lamë pas dhe siç duket dyshja do të ketë mundësinë të krijojnë edhe më shumë kujtime në muajt e ardhshëm.
Dyshja e kurorëzoi dashurinë e tyre në një martesë madhështore 5 vite më parë dhe që prej atij momenti nuk kanë hezituar t’i dedikojnë njëri-tjetrit fjalët më të bukura.

Image

(Kosova Sot Online)