Enca Haxhia: Rashë sërish në dashuri, humba miq fallco…

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 22:04
Enca Haxhia: Rashë sërish në dashuri, humba miq fallco…

Gjatë këtyre ditëve, këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Enca ka zgjedhur të ndajë më shumë kohë me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka treguar se jeta është si një piano duke ndarë disa nga momentet më të mirë dhe më të kqija që ka kaluar.

“Kujtimet e mira, premiera e filmit, eksperienca ime e parë si aktore, turi i filmit në Europe, emocione të reja, më shumë kohë me miqtë dhe familjen time gjatë pandemisë, ndërtova një studio muzikore në shtëpi për ta realizuar vetë muzikën, realizova një hit të madh, pata pushime të mrekullueshme, rashë në dashuri sërish. Kujtimet e këqija, humba babin, u ndava nga disa miq dhe lidhja që kisha, largova miq fallco, m’u desh të ndaloja aktivitetet e mia dhe isha pa një punë gjatë pandemisë, thyeva këmbën, bëra një ndërhyrje dhe do më duhen disa muaj ta rikuperoj”, ka shkruar Enca në posimet e fundit në llogarinë e saj.

Pavarësisht të gjitha problemeve, momenteve të vështira dhe atyre më pak të tilla, duket se këngëtarja ka arritur ta menaxhojë shumë mirë gjithçka dhe të vazhdojë të japë shumë dashuri tek fansat e saj.

Image

(Kosova Sot Online)