Sophie Turner ndan si rrallëherë një kujtim nga muajt e shtatzënisë

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 23:37
Sophie Turner ndan si rrallëherë një kujtim nga muajt e shtatzënisë

Disa javë më parë, Sophie Turner dhe partneri i saj, u bënë prindër për herë të parë me një vajzë që vendosën ta quajnë Willa.

Sohpie u përpoq që pritjen e ëmbël ta mbante larg syrit të mediave, duke e bërë lajmin të ditur vetëm në javët e fundit të shtatzënisë. Pas ardhjes në jetë të vajzës, Sophie ka ndarë disa ‘selfie’ nga shtëpia e saj, ndërsa së fundmi është bërë nostalgjike dhe për pritjen e ëmbël.

Ajo ka ndarë si rrallëherë disa momente ku shihet me barkun e rrumbullaksour, duke shijuar diellin së bashku me qenushin e saj në pishinë.

Një kujtim i vetëm i Turner ka bërë që ndjekësit të lënë një sërë komentesh dhe të kërkojnë gjithashtu të tjera momente nga vetë Sophie gjatë shtatzënisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë ë ë

A post shared by Sophie Turner (@sophiet) on

(Kosova Sot Online)